facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 April 2013

Kroaci - Shqiptari që prodhon energji me ujë të kripur

Bateria në të cilën reagimi kimik me ndihmën e ujit të kripur krijon energji elektrike të tensionit të ulët është zbulimi më që para ca kohësh e bëri risimtari shqiptar në Kroaci, Naser Rahmonaj.
Në hedhurina kamë gjetur tela bakri dhe me ndihmën e lidhjes me magnez dhe me vatë të pambukut, të lagur më parë në ujë të e kripur, kam krijuar bateri të re, sqaron Naseri për gazetën Glas Istre, për të shtuar se kjo është elektrokimi.
Sipas fjalëve të tij, kjo bateri mund të zëvendësojë bateritë klasike, që ndotin mjedisin, kurse mund të gjejë zbatim për gjithçka, sikundër shërbejnë edhe bateritë standarde. Pos që është e parrezikshme, ekologjike dhe e punuar nga materialet e ricikluara, kjo lloj baterie është më efikase dhe ka jetëgjatësi më të madhe.
Inovacionin e tij ai do ta përdorë së pari për ndriçimin e kishës Foshka e shenjtë në fshatin Batvaçi të stries, duke përdorur led dioda dhe sensor, në mënyrë që dritat të ndizen vetvetiu sapo të bjerë muzgu.
Ky ndriçim mund të zgjasë gjashtë muaj pa mbushje të re, e ndoshta edhe një vit, thotë Rrahmonaj. Ai po mendon të ndriçojë edhe kambanën e një kishte tjetër jo shumë larg, pasi që, si thotë, furnizimi me energji funksionon në mënyrë të njëjtë pavarësisht nga gjatësia e kabllos dhe nuk ka humbje të energjisë.
Ai tregon se me anë të “centralit të vogël” elektrik, që e ka konstruktuar, mund të mbushen edhe celularët dhe pajisjet e tjera pa pasur nevojë për energji elektrike nga rrjeti standard, dhe pavarësisht nga temperaturat që mbretërojnë . Kjo do të thotë se bateria e tij mund të përdoret në shkretëtirë, si dhe në Siberi.
Do të donte që risitë e tij teknologjike të mbrohen në nivel botëror dhe ato të prodhohen në Kroaci, kurse më i lumturi do të ishte sikur prodhimi i tyre të niste në qytetin Vodnjani, ku edhe jeton.
Pohon se ende nuk ka biseduar me njerëzit përgjegjës të qytetit, por për t’i bindur ata së pari do të ndriçojë rrugën ku banon, në mënyrë që “të shohin se si funksionon kjo gjë”

No comments :

Post a Comment