Will Smith nuk do të luajë në vazhdimin e dytë të filmit “Independence Day” pasi është “tepër i shtrenjtë”, thotë regjisori Roland Emmerich.
Aktori i filmit “After Earth” ishte një prej yjeve që luajti në filmin e parë të vitit 1996, i cili fitoi plot 817 milionë dollarë, por ai sipas gjasave nuk do ta përsërisë rolin e tij në filmin e ardhshëm, që pritet të shënohet në vitin 2015.
“Will Smith nuk mund të kthehet sërish pasi ai është shumë i shtrenjtë”, ka thënë vetë regjisori Roland Emmerich për New York Daily News.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment