facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 September 2013

Britani: Nxenesi shembullor në shkollë - grabitës bankash

Një adoleshent britanik që përshkruhet si “nxënës shembullor” e ka pranuar të martën se e ka grabitur një bankë duke kërcënuar me një armë false.

15 vjeçari të cilin mediat nuk e kanë identifikuar për arsye ligjore, e ka grabitur degën e bankës Barclays në Liverpool, të premtën, prej të cilës i ka marrë 2400 euro.

E ëma e tij e ka dorëzuar atë në polici pasi ja ka gjetur thesin me para dhe armën false në dhomën e tij të gjumit.

Gjyqtari Ian Lomax ka thënë se djaloshi ka vepruar sikur të ishte duke luajtur me “video game”, transmeton REL.

Ai ka thënë se ky është një “rast bizarr, surreal i një djaloshi që vepron sikur të ishte në një ‘video game’ aksioni”.

Prokurorja e rastit, Debra Chan ka thënë se 15 vjeçari ka hyrë në bankë derisa fytyrën e ka pasur të mbuluar me shall, e ka nxjerrë armën dhe ju ka thënë punonjësve: “Mos bëni asnjë budalleki. Unë sapo kam dal prej burgut pas pesë vjetësh”.

Prokurorja Chan ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë djaloshin ta kryej krimin është sepse ai dëshironte të kishte gjërat materiale që personat e tjerë më të pasur i kanë.

Sidoqoftë në gjykatë është thënë se ai është një nxënës shembullor në shkollë.

Avokatja mbrojtëse e tij, Esther Leach ka thënë se ai vjen nga një “familje shumë, shumë e mirë” dhe se në shkollë ka rezultate shumë të mira.

Vendimi për këtë rast do të jepet më 15 tetor .

No comments :

Post a Comment