Organizatorët e festivalit të këngës evropiane kanë thënë se kanë përfocuar rregullat e votimit në “Eurovision”, pas akuzave të bëra për ryshfet.
Ndryshimet përfshijnë publikimin e emrave të anëtarëve të jurisë para mbajtjes së festivalit dhe publikimin e votave të dhëna nga anëtarët e jurisë menjëherë pas finales.
Më parë, identiteti i anëtarëve të jurisë nuk është bërë i ditur deri në natën finale.
Organizatorët kanë thënë se rregullat e reja kanë për qëllim të qenët më transparent, transmeton REL.
Ndryshimet janë bërë pas raportimeve se vitin e kaluar gjatë mbajtjes së eurovizionit në Suedi, janë dhënë ryshfete që të votohet për këngën e Azerbajxhanit.
26 shtete marrin pjesë në eurovizion, ndërsa festivali tërheqë deri në 125 milionë shikues të televizionit.
Fituesi shpallet me votat e përziera 50 – 50 të jurive profesionale dhe votave të teleshikuesve.
Danimarka është mikëpritëse e festivalit në vitin 2013, ndërsa Azerbajxhani ka fituar në vitin 2011.
No comments :
Post a Comment