Annie Lenox, ish-vokalistja e grupit Eurythimics, ka dënuar videoklipet e shumta “muzikore-pornografike” që janë publikuar kohët e fundit nga këngëtare të ndryshme, ku spikasin Miley Cyrus dhe Rihanna.
Këngëtarja veterane nuk ka bërë emra, por kuptohet lehtë kë shënjestron me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook.
“Jam e shqetësuar dhe e habitur mbi përmbajtjen seksuale që shoh në performancat dhe videoklipet e kohëve të fundit. E dini vetë për kë e kam fjalën. Duket qartë që shumë studio regjistrimi po shkojnë drejt pornografisë të shoqëruar me muzikë”, shkruan Lenox.
“Vajzat e reja po bombardohen me imazhe të papërshtatshme. Unë besoj tek liria e shprehjes, por duket se tregut nuk i interesojnë kufinjtë. Këngëtaret e reja po e ulin veten gjithmonë e më shumë”, shtoi Annie Lenox.
No comments :
Post a Comment