Charlize Theron është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në qafë, pasi e kishte dëmtuar atë gjatë xhirimeve të një filmi para disa vitesh.
Aktorja 38-vjeçare ka mbajtur një shirit rreth qafës në ceremoninë e përvitshme të Variety, “Fuqia e femrave”, ku u nderua për punën e saj bamirëse.
“Charlize u lëndua në xhirim dhe ka thyer një vertebër para disa vitesh”.
“Kohëve të fundit atë e ka penguar shumë ky problem, prandaj i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për ta korrektuar”, ka treguar një burim për UsMagazine.com.
No comments :
Post a Comment