Revolucioni i internetit shumë shpejt do të vjetrojë televizionin. Në vitin 2018 priten ndryshime të mëdha në sistemin teknologjik, sidomos për sa u përket televizioneve të cilët pritet të bëhen shumë-funksionalë, duke luajtur edhe rolin e kompjuterit.
Shkencëtarët thonë se kanalet e radiove dhe të televizioneve, në më shumë se 20 milionë familje, nuk do të funksionojnë më dhe duhet të blejnë pajisje të reja për t’i pasur ato.
“Në të ardhmen nuk do jenë vetëm tabletët dhe celularët që do të lidhen me internetin. Me miliona gjëra, duke përfshirë: makinat, monitoruesit kardiakë, makinat e kafeve si dhe shumë objekte të tjera do të mund të lidhen me internetin nëpërmjet disa ‘slivers’ të vegjël që e mundësojnë këtë proces”, - thotë Steve Unger, shef teknologjie i “Ofcom”, transmeton Shekulli.
Kështu më shumë se 30% e shtëpive, rreth 7.8 milionë njerëz, pritet të përdorin objektet e tjera shumë-funksionale duke eleminuar kështu televizionet nga shtëpitë e tyre.
Po ashtu sistemi dixhital pritet të ndryshojë edhe për ata familje që do të duan të përdorin televizionin, pasi sistemi i ri i sofistikuar nuk do të jetë i përshtatshëm për miliona televizione. Për pasojë mbi 7.8 milionë njerëz duhet të ndryshojnë ambientin që të përballojnë ndryshimet teknologjike.
Këto ndryshime pritet të ndodhin në vitin 2018, dhe parashikimet janë jo të mira, pasi kjo gjë do të ndikojë drejtpërdrejt tek familjet me ekonomi jo të mirë apo mesatare, sepse do t’u duhet që të gjejnë ambient të ri dhe të blejnë pajisje të reja për të pasur shërbimet dixhitale.
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment