Këta trenë mund të cilësohen si trenat e së ardhmes. Siemens prezanton konceptin Inspiro, një tren që shrytëzon 30 përqind më me efikasitet energjinë dhe është 20 për qind më i lehtë se trenat aktualë të metrosë.
Pritet që këto modele të paraqiten në një ekspozitë në Londër. Siemens, kompania prapa konceptit, ka lënë të kuptohet se trenat brezit të ardhshëm si Inspiro, mund të ndërtohen në Britani.




