facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 November 2013

Diabeti dhe kolesteroli lartë…Surpriza ndodhet tek fistikat !

Fruta të thata të tilla si fistikët, por edhe arrat dhe bajamet, janë plotësuesit ideale për një dietë të shëndetshme, pasi ato kanë një indeks të ulët glycemic (GI), dhe janë natyrshëm kundërshtarë të kolesterolit, por dhe një burim i mire i proteinave, fibrave dhe antioksidantëve.

Ky është përfundimi i një studimi te Diabetes Foundation of India (DFI) dhe National Diabetes, Obesity and Cholesterol Foundation, qe për 6 muaj analizoi efektet ne organizëm te frutave te thata si bajamet, fistiket, qe lidhen me parametrat glicemike dhe lipidike te organizmit.

Kështu ata konstatuan se persona te cilët kishin pasur me pare probleme me peshën, diabetin dhe sëmundje te tjera kardiovaskulare, patën përmirësime te ndjeshme ne parametrat e tyre, pas aplikimit te një diete te shtuar me fruta te thata, veçanërisht me fistike, te cilat janë ushqime me baze te ulet glicemike.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment