Hulumtimet e bëra tregojnë se fëmijët që kanë televizor, lojëra me tastierë, telefona mobilë në dhomën e gjumit, vuajnë nga ankthi dhe kanë rezultate të dobëta në shkollë për shkak të pagjumësisë.Studimet kanë gjetur se duke pasur pajisje të tilla në dhomë bën që fëmijët ta shohin dhomën gjumit si vend të argëtimit dhe jo vend të qetësisë dhe pushimit.
Luajtja me lojëra të dhunshme kompjuterike në dhomën ku fëmijët flenë bën që ata ta shohin dhomën si vend të rrezikut duke i bërë kështu që të ndjehen në gjendje alarmante dhe të mos ndjehen të relaksuar.
Studimi i hulumtuesve nga universiteti i Dalhousie në “Nova Scotia”, në Kanadë kanë vërejtur se duke humbur vetëm një orë gjumë mund të shkaktojë vështirësi në mësime në shkollë , duke e bërë më të vështirë të zgjedhin detyra në matematikë dhe të kenë problem të mbajnë mend.
Psikologu i universitetit Dalhousie tha : “ Një ndër fajtorët më të mëdhenj që shkakton problemet me gjumin është teknologjia “.
“Shumë adoleshentë flenë me telefona afër vetes dhe zgjohen rregullisht kur e dëgjojnë duke cingëruar ose vibruar gjatë natës kur iu vjen ndonjë mesazh, apo email apo mesazh në “facebook”.
'Pra kur një adoleshent luan rregullisht lojëra të dhunshme në dhomën e gjumit truri i tij do ta lidhë dhomën me një vend ku ai duhet të jetë i gatshëm në rast rreziku ;truri ia jep sinjalin se aty nuk është vend ku duhet të flejë”.
Për studimin e tij doktor Vriend dhe ekipi i tij i kanë testuar 32 fëmijë të moshave tetë dhe 12 vjeç që flenë rreth nëntë orë gjatë natës, raporton “Daily Telegraph”.
Ata i kanë kërkuar këtyre të rinjve të mbajnë të njëjtën rutinë për javën e tyre të parë dhe pastaj ta ndërrojnë orarin dhe të flenë një orë më vonë për katër ditë.
Gjysma tjetër kanë rënë për të fjetur një orë më herët se sa zakonisht duke pasur 73 minuta më shumë për të fjetur në krahasim me ata që kanë ndenjur zgjuar.
Efekti ishte dramatik.
Pas katër ditësh të gjithë fëmijët u testuan në matematikë, përqendrim në mësim dhe për memorie.
Prindërit e tyre kanë mbajtur shënime për sjelljen e të rinjve.
”Rezultatet treguan se të rinjtë që kanë fjetur më pak kanë treguar paaftësi që të japin përgjigje të kënaqshme, probleme me emocione, mos mbajte mend dhe probleme në përqendrim.”
Rezultatet sugjerojnë që edhe dallimet më modeste në kohëzgjatjen e gjumit mund të kenë pasoja të rënda për funksionimin e mirë të fëmijëve gjatë gjithë ditës ,shkruajnë autorët e “Journal of Paediatric Psychology”.
”Këto gjetje tregojnë rëndësinë e gjumit gjatë funksionimit të mirë të fëmijëve gjatë gjithë ditës”.
No comments :
Post a Comment