Një 72 vjeçare nga Afrika, ka ndërruar jetë si pasojë e emocioneve të forta që pati kur mbesa e saj Sibahle, 23 vjeçare, fitoi një konkurs vallëzimi.Fituesja, Sibahle kishte jetuar në kushte shumë të vështira gjatë gjithë jetës së saj.
Në garën e vallëzimit ku vajza merrte pjesë, kishte deklaruar se nëse fitonte shumën prej 18 mijë eurosh, do t’i përdorte këto para për të ndihmuar familjen e saj.
Producenti ekzekutiv i spektaklit ''So You Think You Can Dance'', Ed Worster tha se 72 vjeçarja, Beatrice Tshibika, vdiq teksa mbesa po kurorëzohej fituese e spektaklit.
No comments :
Post a Comment