Në spektaklin gjerman në vazhdime „The Voice of Germany 2013", janë duke u profilizuar njëkohësisht dy vajza të talentuara shqiptare. Albulena Krasniqi dhe Gentiana Mërturi, njëra nga Hamburgu, tjetra nga Munihu kanë entuziazmuar jurinë dhe publikun e këtij spektakli të madh. Gentiana ka vetëm 17 vjet dhe, në mbrëmjen e fundit ka kënduar me shumë ndjenjë dhe njëherësh me pjekuri këngën "R.I.P". të bashkatdhetares së saj të famshme, Rita Ora.
Këngëtarja e famshme gjermane Nena, e cila është në jurinë e "The Voice of Gjermany" i është drejtuar asaj me fjalët "Është e pabesueshme se sa bukur po këndon", transmeton albinfo.
Njësoj në superlativ për vajzën e re është shprehur edhe BossHoss. Ajo ishte në dilemë se në grupin e cilit/cilës këngëtar/e të vazhdonte për të trajnuar, por ndërkohë BossHoss ia ka hequr dilemën, duke e zgjedhur atë ashtu si dhe Albulena Krasniqin.
Ajo që i duhet Gentianës, të gdhendë në këndim sipas jurisë, është përsosja e anglishtes, aq e nevojshme për muzikën moderne.
Pas suksesit të arritur, Gentiana është shprehur se nuk kishte shpresuar se do të arrinte deri aty. Vetëm tash ajo e ka filluar të kuptojë ngadalë se sa bukur di të këndojë.
Të enjten dhe të premten (më 14 dhe 15 nëntor) ajo sërish do të përballet me rivalet e saj në "The Voice of Germany" në ProSieben dhe Sat1.
No comments :
Post a Comment