facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 November 2013

William: Do të dëshironte një Playstation

Princi William duhet ta harrojë Playstation 4. Trashëgimtari i fronit mbretëror ka pranuar se do të dëshironte platformën e argëtimit si dhuratë për Krishtlindje, por druhet se bashkëshortja Kate nuk është dakord. 

William e ka bërë të ditur dëshirën e tij gjatë një vizite në British Academy of Film në Londër, ku ka provuar disa lojra elektronike.
“Të japin entuziazëm”, tha princi, që nuk pushonte dot së luajturi. 

Por, duke qenë se tashmë janë prindër të një fëmije, Kate dëshiron që bashkëshorti i saj të jetë më i përkushtuar si baba, sesa të harrohet pas lojrave elektronike dhe të lërë familjen pas dore. 

Burimi: Top Channel

No comments :

Post a Comment