facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 November 2013

Top 13 kompanitë aziatike që synojnë të rrëzojnë dominimin e Samsung dhe Apple (Pjesa II)

Në pjesën e dytë të artikullit tonë për Top 13 prodhuesit e pajisjeve mobile të cilët munden seriozisht apo synojnë të luhasin dominimin e Samsung-ut dhe Apple, jemi kthyer deri në Indi, ku gjenden tre “lojtarë” mjaft serioz.

4. Micromax – kompani e cila vjen nga India. Sipas shumë vlerësimeve është pikërisht kjo kompani e para që mund të kërcënojë dominimin e Samsung-ut.
Vetëm nga muaji prill e deri në muajin qershor të këtij viti, Micromax ka shitur madje 2 milion smartfonë Android, nga 9,3 milion që u shitën gjithësej në këtë periudhë në tërë Indinë. Së pari do të fillojnë me tregun rus dhe rumun, ndërsa pastaj… kush e di se ku mund të shtrijë ndikimin e vet.

Top modeli: Micromax A250 – ekran 5 inç Full HD 1080p, procesor MediaTek katër bërthamësh me fuqi 1,5 GHz, kamerë 13MP/5MP, Android 4.2, çmimi 325 $ ( i dekoduar)

5. Karbonn – brendi i dytë indian i cili më shumë se gjysmën e smartfonëve i shet në Indi, është gjithashtu konkurrent serioz për kompaninë Samsung. Kjo kompani është pak më e vogël se Micromax, mirëpo është duke shënuar rritje mjaft të shpejtë.

Top modeli: Karbonn Titanium S9 – ekran me 5,2 inç Full HD 1080p, procesor katër bërthamësh me fuqi 1,2 GHz, kamerë prej 13MP, Android 4.2, çmimi 295$ (i dekoduar).

Burimi: PCWorldAlbanian

No comments :

Post a Comment