facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 December 2013

Apple nxjerr Mac Pro në treg

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Modeli më i ri i kompjuterit desktop të Apple, Mac Pro do të fillojë të shitet që nga dita e sotme për një çmim që fillon prej 3000 dollarësh.
Për këtë çmim, versioni i ri i Mac Pro do tu ofrojë përdoruesve 3.7GHz quad-core Xeon CPU (me shpejtësitë Turbo Boost deri në 3.9 GHz”), 12GB DRAM, dy AMD FirePro D300 GPU, dhe 256GB SSD.

Si zakonisht, modeli i ri i Mac Pro mund të porositet online përmes dyqanit të Apple, tek rishitësit e ndryshëm dhe dyqanet e vetë kompanisë Apple.

Ende nuk dihet nëse saktë përdoruesit e Mac Pro mund ta marrin kompjuterin e shumë-pritur nga dyqani i Apple, mirëpo pasi i njëjti është prodhuar në SHBA pritjet janë që të paktën blerësit amerikan mund ta kenë atë nesër në shtëpitë e tyre.

No comments :

Post a Comment