Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Modeli më i ri i kompjuterit desktop të Apple, Mac Pro do të fillojë të shitet që nga dita e sotme për një çmim që fillon prej 3000 dollarësh.
Për këtë çmim, versioni i ri i Mac Pro do tu ofrojë përdoruesve 3.7GHz quad-core Xeon CPU (me shpejtësitë Turbo Boost deri në 3.9 GHz”), 12GB DRAM, dy AMD FirePro D300 GPU, dhe 256GB SSD.




