facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 December 2013

Samsung Galaxy S5 me skanim sysh

Më shumë thashetheme kanë dalë kohët e fundit rreth Samsung Galaxy S5. Thashethemet e fundit sygjerojnë se smartfoni do të ketë një ekran ‘Quad HD’, bashkë me skanim të syve dhe të gishtave.

Raporti më i fundit vjen nga ZDNet Korea, i cili shpjegon se Samsung ka në plane të vendosë Quad HD (QHD) dhe verifikimin e irisit të syrit.

Përsa i përket ekranit QHD, ai do të ketë një rezolucion 2,560 me 1,440, që është i njëjti rezolucion me atë që do të gjenit në një iMac 27-inçësh. S’ka asnjë fjalë rreth përmasave të ekranit, por besohet se Samsung do qëndrojë nën 5.5-inç, për të mos konkuruar me linjën e tyre Galaxy Note.

Ajo që është më mbreslënëse është fuqia që Galaxy S5 do të ketë. Sipas raporteve nga burime të tjera të pakonfirmuara, celulari do të ketë një proçesor 64-bit, 3GB of RAM, dhe një bateri të mrekullueshme prej 4,000 mAh. 

No comments :

Post a Comment