facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 December 2013

Grindja, sfida e parë e prindërve të rinj

Prezenca e një fëmije në muajt e parë pasi të vijë në jetë mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit e rinj.Paraqitja e problemeve apo grindja me partnerin nuk do të thotë që ju nuk mund t’i evitoni ato.

Grindja e parë që mund të lindë në mes të qifteve është çështja se cili nga prindërit të flejë më shumë. Zgjidhja për këtë problem është si vijon.

Bëni një pakt me njëri-tjetrin dhe bëjeni gjumin prioritet për të dy. Planifikoni për tërë javën se cili do të kujdeset për foshnjën në ditën tjetër. Grindja e dytë e zakonshme është se kush bën më shumë gjëra se tjetri. Edhe për këtë problem ka zgjidhje. Mos harroni se ju jeni në të njëjtin ekip.

Në vend që të numëroni listën e gjërave që keni bërë mendoni për të ardhmen. Bëni një listë tjetër të gjërave që keni për të bërë dhe ndani obligimet tuaja.

Problemi i tretë që paraqitet është koha që kalohet me familjen.

Ajo çfarë duhet të bëni për këtë gjë është të respektoni kohën e punës së partnerit. Kur njëri punon, tjetri kujdeset për fëmijën dhe anasjelltas. Por kur nuk jeni në punë lërini të gjitha gjërat dhe përkushtojuni fëmijës suaj sepse kur ai është foshnjë ka më së shumti nevojë për ju.

Shpesh qiftet grinden rreth asaj se cila është mënyra e duhur për t’i bërë gjërat.

Në kësi lloj situatash zakonisht prindi që kalon më shumë kohë me foshnjën mundohet t’i tregojë partnerit se si duhet të bëhet prind i mirë. Në vend që të bëni këtë lërini gjërat të rrjedhin edhe nëse partneri ka bërë ndonjë gabim trashanik lëreni të jetë prind ashtu si di vetë.

Problemi i pestë është kur njëri nga partnerët mendon se tjetri nuk është mirënjohës për gjërat që ai bën.

Nëse ndjeni se nuk po vlerësohet mundi juaj flisni me partnerin dhe tregoni shqetësimin tuaj dhe tregoni atyre  se çfarë pritni nga ta.
Problemi i gjashtë, i fundit por jo më pak i rëndësishëm është mungesa e marrëdhënieve.

Ajo çfarë duhet të bëni është që të planifikoni kohën tuaj të dashurisë.
Edhe pse për dikë mund të tingëllojë çuditshme kur jeni prindër edhe gjëra të tilla duhet të planifikohen në mënyrë që të mos e lini anash partnerin tuaj.
Ajo është e vetmja mënyrë që ta mbani gjallë romancën.

No comments :

Post a Comment