Hulumtuesit kanë deklaruar se nëse femrat hanë më shumë bajame gjatë shtatzënisë mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të ndonjë alergjie ndaj bajameve te fëmijët e tyre.
Ky studim ka shtuar gjithashtu se ngrënia e bajameve gjatë shtatzënisë nuk ka efekte të dëmshme te fëmijët që nuk kanë lindur ende. Ato që kanë alergji ndaj bajameve mund të kenë probleme me frymëmarrje nëse hanë bajame apo nëse kanë kontakt me to.
Ato që janë të prekur nga kjo alergji janë në rrezik që të përjetojnë tronditje anafilaktike që ia rrezikon jetën. Nënat e ardhshme janë këshilluar që t’i shmangen kikirikëve sidomos nëse kanë pasur në familje alergji të tilla apo astmë për shkak të frikës se te foshnja mund të zhvillohet ndjeshmëria ndaj bajameve.
Një në shtatë raste ndodh që t’iu zhvillohen alergji të ndryshme.
Por tani mjekët nuk shohin shumë rrezik në bajame apo kikirikë vetëm nëse vetë nëna ka alergji ndaj tyre. Në studimin e fundit hulumtuesit kanë vrojtuar informacionet te 8,205 fëmijë.
Nga ky numër, 308 prej fëmijëve kishin alergji në ushqim.
Nga këta 140 ishin alergjikë në kikirikë dhe bimë të tilla bishtajore.
Gjetjet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë bajame apo kikirikë pesë herë në javë kishin shkallën më të ulët të rrezikut nga alergjitë.
Sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore pediatrie “JAMA”, ky përfitim nuk ishte gjetur në mesin e fëmijëve ,nënat e të cilëve kanë alergji ndaj bajameve.
Drejtuesja e këtij studimi, doktoresha Lindsay Frazier, nga qendra e fëmijëve të sëmurë nga kanceri , “Dana-Farber” , në Boston tha:” Studimi jonë mbështet hipotezën se ekspozimi i hershëm i alergjisë zvogëlon rrezikun nga alergjitë në ushqimi në fëmijëri”.
Doktoresha Ruchi Gupta, e universitetit veriperëndimor, shkollës së mjekësisë Feinberg në Chicago tha se studimi tregoi se femrat nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë.
Ajo tha se femrat të cilat kanë alergji ndaj bajameve duhet t’u shmangen atyre. Femrat shtatzëna nuk duhet t’i largojnë bajamet nga dietat e tyre sepse ato kanë proteina dhe acid folik të cilët mund t’i mbrojnë nga defektet e tubit nervor dhe ndjeshmëria ndaj arrave.
Numri i fëmijëve që kanë alergji ndaj kikirikëve është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye të cilat mbeten të paqarta.
No comments :
Post a Comment