Muajin e kaluar, Google e pati zbuluar modelin e ri tashmë shumë të famshëm të telefonit Nexus 5, në të cilin për të parën herë kompania e ka prezantuar versionin e ri të Android 4.4 KitKat.
Mirëpo një koncept i ri i telefonit i publikuar nga DeviantArt, i quajtur Nexus X, i cili duket shumë interesant, dhe mbase mund të përdoret si ide nga partnerët e Google të cilët e prodhojnë linjnën e pajisjeve Nexus.
Koncepti i Nexus X duket shumë mirë, dhe përfshin disa karakteristika tejet të avancuara, si procesorin 3.2GHz octa-core Snapdragon me 6GB RAM. Dhe për ta bërë edhe më interesant këtë model të telefonit, çmimi i përcaktuar është 400 funta për versionin me 16GB memorie (dhe rrjetin LTE).
Karakteristikat tjera të Nexus X përfshijnë edhe ekranin me diagonalen prej 6.5-inç, i mbështjell me Sapphire Crystal që e bën ekranin e pa-gërvishur, baterinë me 6,500 mAh, Android 4.5 me 3 opsione: Stock Android, me root të Cyanogenmod, kamerën e pasme me 30MP dhe kamerën e përparme me 5MP.
No comments :
Post a Comment