facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 December 2013

Ja se pse mësimi i një gjuhe programimi mund të mos ju ndihmojë aq sa prisni

Ditët e sotme të gjithë duan të mësojnë të programojnë. Aftësia për të shkruar programe po shndërrohet në një zotësi që duhet ta ketë çdokush.

Por çfarë fitoni realisht nëse mësoni një gjuhë programimi? Sean Blanda, i cili shkruan mbi produktivitetin në 99u, shprehet se mësimi i një zotësie të vetme nuk ju ndihmon edhe aq shumë.

“Nëse ju pëlqen të bëheni programistë, shumë mirë. Por, nëse kërkoni të punësoheni thjesht sepse keni një aftësi të vetme, tregon se mendimet tuaja nuk janë realiste. Kjo është mënyrë e vjetër të menduari.

Evolucioni i shpejtë i teknologjisë na detyron që të konsiderojmë herë pas here se cilat janë aftësitë që duhen në treg. Të dish vetëm një aftësi mund të të ndihmojë në terma afatshkurtër, por nëse kërkoni suksesin në terma afatgjatë, atëhere një nga mënyrat më të mira se si mund ta arrini këtë gjë është të përqëndroheni në aftësitë menaxhuese, ato të komunikimit dhe të të kuptuarit realisht të teknologjisë.

Njerëzit më të suksesshëm janë ata që integrojnë aftësitë teknike me njohuritë në fusha konkrete. Ata që kuptojnë marketingun, prezantimin dhe bindjen.”

Kjo nuk duhet t’ju kufizojë për të mësuar të programoni, por mos harroni se çfarë kanë mësuar tashmë shumë zhvillues: do të mësoni të programoni gjatë gjithë jetës.

Mënyra se si angazhoheni me teknologjinë duhet të jetë gjithmonë një mësim në vazhdimësi, nëse dëshironi të jeni gjithmonë të përditësuar në treg. Ndoshta kjo kërkon pak punë, por për shumë prej njerëzve, është edhe argëtim.

Burimi: Zhurnal

No comments :

Post a Comment