facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 December 2013

“Lamborghini” me 49 metra tel

Do të dalë në një ankand në Paris modeli më i pabesueshëm dhe unik që është prodhuar ndonjëherë i makinave të markës “Lamborghini”. 

Bëhet fjalë për një “Countach Koenig”, e realizuar në vitin 2007 nga Benedict Radcliffe, një artist anglez i specializuar në materializimin e realitetit virtual. 

Në fakt, modeli në fjalë është një objekt tërësisht real, por i ndërtuar me 49 metra tel hekuri me diametër prej 10 milimetrash dhe i lyer me portokalli, një ngjyrë që bën praktikisht të pamundur dallimin nga një vizatim tredimensional në kompjuter. 

Radcliffe njihet për performanca të tilla artistike. Përveç makinës në fjalë ai kishte tërhequr më parë vëmendjen me një ndërtim analog, ku makina me shufra hekuri vihej në lëvizje me pedalet e një biçiklete. Më vonë nga shtëpia e tij në Londër dolën një “Toyota Corolla”, një “Subaru” dhe një “Citroen DS”. 

“Lamborghini” në fjalë do t’i jepet blerësit më të mirë nga shtëpia britanike e ankandeve RM Auction më 5 shkurtin e vitit të ardhshëm. 

No comments :

Post a Comment