Këngëtarja 21 vjeçare, Miley Cyrus ka kaluar periudhën e ndarjes nga ish i fejuari i saj, Liam Hemsworth, me të cilin u nda shtatorin e kaluar. Por nuk ka kaluar edhe aq kohë që ajo të gjejë zëvendësim për ish të dashurin.Pas raportimeve fillestare të dhëna javën e kaluar që ata të dy po takoheshin me persona të rinj, “UsWeekly” konfirmoi çështjen e tyre të 6 janarit, që Cyrus po argëtohej me shokun e kamotshëm të Liamit, 28 vjeçarin Kellan Lutz.
Kellan u tregoi të pranishmëve në restorantin “RivaBella” të enjten në Los Angjelos se ai po ndihej mjaft i lumtur i vetëm, edhe pse ishte parë me bukuroshen brune. Por, e përjavshmja “US” i ngjalli zemërimin atij, duke shkruar “Kellan po takohet me Miley”.
Kur Cyrus dhe Lutz u panë së bashku në një aeroport në mesin e muajit dhjetor, u tha se ata sapo ishin kthyer nga një pushim që kishin kaluar në Bahamas.
“Kellan po i duket atraktiv këngëtares Cyrus dhe ata po kënaqen me praninë e njëri-tjetrit”, u theksua në shkrim.
“Çifti” i mohoi të gjitha këto spekulime, ku Kellan u duk mjaft i tensionuar rreth tyre.
No comments :
Post a Comment