Është një çështje që tregon një anë të rëndësishme mes çifteve. Kujt i nevojitet më shumë gjumi, meshkujve apo femrave?Hulumtuesit e gazetës “US magazine” thonë se e kanë gjetur përgjigjen. Truri i femrave ka nevojë më shumë për gjumë, në mënyrë që të pushojë, sepse ato janë më aktive gjatë ditës.
Shkencëtarët e Universitetit “The Duke” në Karolinën Veriore kanë zbuluar se femrat që janë më të pakënaqura me gjumin, shpesh përballen me depresion apo zemërohen.
Përkundrazi, këto çështje nuk ndikojnë tek meshkujt që nuk kalojnë shumë kohë duke fjetur, thuhet në raportin e dhënë nga “Science World Report”.
Studimet e mëparshme gjithashtu kanë ndërlidhur mungesën e gjumit si shkaktar i rritjes së rreziqeve të sëmundjeve të zemrës, problemeve mendore, sulmeve dhe pezmatimeve të ndryshme brenda trupit.
Eksperti i gjumit, dr. Michael Breus beson se gjumi i pakët rezulton në pasoja të dëmshme për trupin e femrave, ku si pasojë ato zgjohen me dhimbje fizike.
Dr. Breus thekson se femrat mu t’u shmangen pasojave të tilla duke fjetur pak gjatë ditës.
Megjithatë, ai thotë se gjumi gjatë ditës nuk duhet të zgjasë më shumë se 90 minuta, pasi që kjo mund të rrisë dëshirën për të fjetur.
“Njëra ndër funksionet më të rëndësishme të gjumit është lejimi i trurit të pushojë dhe të kthjellet. Gjatë gjumit të thellë, korteksi i trurit, pjesa përgjegjëse për mendim, kujtesë, gjuhë dhe të tjera, ndahet nga ndjenjat dhe pushon”, tha prof. Jim Horne, drejtor i qendrës “Sleep Research” në Universitetin e Loughboroughit.
Ai theksoi se femrave iu duhet më shumë gjumë sesa meshkujve, për shkak se ato janë më aktive. Dr. Horne shtoi se mashkulli që e mundon veten apo lodhet gjatë punës, gjithashtu duhet të pushojë më shumë.
No comments :
Post a Comment