Hersi Matmuja do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Zemërimi i një nate”. Ajo u shpall fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar.
“Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe përmes këngës jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej”, ka thënë ajo.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Klodian Kaçani me këngën “Me ty”. Ndërsa çmimin e tretë e ka fituar Saimir Braho me këngën e titulluar “Grua”
Juria e festivalit përbëhej nga shtatë anëtarë: Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako.
Këngën mund ta shikoni këtu:
Burimi: RTV21
No comments :
Post a Comment