facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 January 2014

Kafeina përmirëson gjendjen emocionale

Nëse vërtet ndjeni se kafeja e mëngjesin e zbut shpirtin tuaj, kjo nuk është vetëm imagjinatë.

Femrat të cilat pinë së paku dy gota kafe në ditë rregullisht, janë më pak të prira për t’u depresionuar krahasuar me ata që nuk pinë aspak kafe.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar dy vite më parë nga Harvard School of Public Health.

Studiuesit po ashtu kanë gjetur se rreziku kishte rënë për 20 për qind te femrat të cilat kishin pirë katër kafe në ditë.

Megjithatë, për të mos e tepruar, shumica e ekspertëve këshillojnë dy deri në tre kafe në ditë, dhe më pas nëse keni nevojë për pije të ngrohtë, kaloni në çaj të gjelbër. 
Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment