facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 May 2013

Stresi mund të kontrollohet, ju tregojmë si!


Identifikimi i shkaktarëve të stresit, rishikimi i reaksioneve tona në shkaktarët e pikëllimit ose zemërimit dhe nxitja e vetvetes për optimizëm mund të reduktojnë konsiderueshëm ndikimin e keq të stresit.
Rezistenca në stres rritet ekskluzivisht ashtu që mësojmë ta njohim, ta kontrollojmë dhe ta reduktojmë, ndërsa strategjitë me të cilat arrihet kjo mësohen lehtë, pohon psikologja dhe kolumnistja Paula Davids Laack.
Pasi që shkaku kryesor i stresit në jetën e përditshme është puna dhe problemet që dalin nga ajo, strategjia thelbësore është të gjendet burimi i kënaqësisë në atë që bëni.

“Një të tretën e jetës e kalojmë në punë, prandaj puna ka ndikim të madh në atë se kush dhe çfarë jemi, konsideron Laack.

Shumë hulumtime tregojnë që njerëzit të cilët bëjnë punën për të cilën besojnë që do t’u mundësojë zhvillim profesional dhe përparim në karrierë përjetojnë më pak stres se ata që punën e përjetojnë vetëm si diçka që “duhet ta bëjnë” çdo ditë. Nëse nuk keni mundësoni të ndryshoni profesionin, i cli nuk ju përmbush, përpiquni të gjeni atë që të paktën momentalisht ju përmbush, qoftë nëse bëhet fjalë për një rrogë më të mirë, përfitimin e përvojës së punës, kolegët e dashur e miqësorë ose mundësinë për të njoftuar njerëz të rinj dhe hapjen e shanseve të reja për punë.

Megjithatë, nëse tashmë një kohë të gjatë nuk jeni të kënaqur dhe nuk e shihni fundin në stresin i cili buron nga puna juaj, mendoni për ndryshmin e saj sepse ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj mund të jetë nxitës i sëmundjeve të ndryshme psikike kronike. 

Merrni kontrollin ndaj shkaktarëve të stresit

Kjo strategji nënkupton procesin prej katër fazash. Faza e para përfshin identifikimin se kush, çka, ku, dhe si aktivizon stresin tuaj. Faza e dytë është regjistrimi i reaksionit tuaj në situata, ashtu që të shkruani se si jeni ndier saktë në ndonjë moment. Faza e tretë është shkrimi i mendimeve tuaja të sakta në momentin i cili ju ka zemëruar apo pikëlluar. Në fazën e katërt pyetni veten nëse ju ka ndihmuar reagimi juaj ose ju ka pamundësuar të gjeni zgjedhje. Me këtë do të arrini kontrollin aktiv ndaj situatës dhe në shkaktarin e ardhshëm të stresit do të reagoni në mënyrë më racionale, thonë krijuesit e kësaj strategjie dr. Albert Ellis dhe Aaron Beck.

Argëtohuni

Me kalimin e viteve, kushtet sociale dhe obligimet na bëjnë që të bëhemi më seriozë. Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët rregullisht merren me hobin e vet dhe ata që kanë mbajtur qasje “më fëmijërore” ndaj botës janë më pak të ekspozuar ndaj stresit. Duhet të shtohet që argëtimi rezulton me socializim më të mirë dhe nxit kreativitetin dhe mësimin.

Zbuloni forcat tuaja

Nëse jeni të vetëdijshëm për vlerat tuaja në punë dhe jetën private, përgjithësisht do të jeni më të kënaqur me veten dhe më rezistent ndaj stresit, pohon dr. Christopher Peterson. Ai ka zbuluar se si njerëzit me vetëbesim janë më produktivë në punë dhe më të preferuarit në shoqëri, dhe këtë e kanë arritur me besimin në mundësitë e tyre.

Mendoni me optimizëm

Optimizmi dhe qëndrimi pozitiv ndaj jetës mund të ushtrohen, dhe pikërisht ky është aleati kyç në luftën me stresin. Të menduarit pozitiv me të vërtetë mundëson realizmin e asaj çka duket e pamundshme për të tjerët sepse “sloganet” e mira veprojnë në tru si hipnoza, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Victoria i Zelandës së Re. Njerëzit që presin që do t’u ndodhin gjëra të mira i kapërcejnë pengesat dhe përshpejtojnë trurin e tyre për të qenë më të fokusuar në realizimin e detyrave.

Gëzohuni me të tjerët

Mënyra se si reagoni në lajmet e mira të njerëzve tjerë në masë të madhe ndërton raportet tuaja se sa reagimet ndaj ndodhive të këqija. Në mënyrë të njëjtë kjo ka të bëjë dhe me marrëdhëniet private dhe të punës, ndërsa sjelljen konstruktive dhe aktive dhe gëzimin për shkak të suksesit të të tjerëve njerëzit do t’i vlerësojnë më shumë sesa simpatinë ose mirëkuptimin. Nëse nuk mësoni t’u gëzoheni të tjerëve, ata do t’ju përjetojnë si egoistë, ndërsa në vete do të forconi ndjenjën e lakmisë e cila do t’ kontribuojë stresit tuaj të përditshëm.

Të rekomanduara për ju artikujt:



No comments :

Post a Comment