Një vajzë me emrin Filis i ka shkruar një letër shkencëtarit Albert Ajnshtajn (Einstein) në fillim të viti 1936 me dëshirën që nga ai të merrte përgjigjen nëse shkencëtarët i luten Zotit, përkatësisht nëse është e mundur të besohet edhe në shkencë e edhe në religjion.
Pyetja dhe përgjigjja janë botuar në librin "Profesori i dashur Ajnshtajn: Letra të fëmijëve për Albert Ajnshtajnin dhe përgjigjet". Ja si është përgjigjur në këtë pyetje, pas pesë ditësh, shkencëtari i famshëm:
"Do të përpiqem të përgjigjem sa më thjesht në pyetjen tënde:
Shkencëtarët besojnë se çdo dukuri, përfshirë dhe ato lidhur me qenien njerëzore, ndodh sipas ligjeve të natyrës. Për këtë arsye shkencëtari nuk bën të besojë se në rrjedhën e ngjarjes ndikon lutja, përkatësisht dëshira që manifestohet mbinatyrshëm.
Megjithatë duhet të pranojmë se dija jonë për këtë forcë(shpirt) është e paarritur, ndaj në fund bindja për ekzistimin e një force supreme bazohet në një lloj besimi. Ky besim po zgjerohet përkundër arritjeve të fundit në shkencë.
Por, po ashtu, secili që merret seriozisht me shkencën, mbetet i bindur se një lloj force (shpirti) manifestohet në ligjet e gjithësisë dhe se ajo është shumë më superiore nga njeriu. Kështu, marrja me shkencë shpie te nxitjet fetare të posaçme, të cilat janë krejtësisht ndryshe nga religjioziteti i ndonjë naivi ".
Kjo letër zbulon shumëçka nga bindjet personale të Ajshtajnit, sqarimi i tij qartëson mirë mrekullimin e tij ndaj shkencës e cila te shkencëtari nxit edhe besimin, transmeton "Haffington post".
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment