facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 February 2014

Sulmohet Yahoo Mail

Një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të “Yahoo Mail” kanë mbetur pa qasje në llogaritë e tyre pasi fjalëkalimet dhe nofkat e tyre janë komprometuar, ka bërë me dije vetë kompania. 

Ky sulm me sa duket ka ngjarë përmes një databaze të komprometuar e palëve të treta, ndërsa Yahoo i ka ndërmarr masat mbrojtëse duke resetuar fjalëkalimet e përdoruesve të prekur.

“Hetime tona të vazhdueshme tregojnë se një softuer kompjuterik keqdashës ka përdorë listën e përdoruesve dhe fjalëkalimeve të tyre për t’ju qasur llogarive të “Yahoo Mail”. Megjithatë, nuk kemi dëshmi nëse përdoruesve të prekur u janë fshirë të gjitha emailat apo vetëm ata të fundit”, ka thënë Jay Rossiter, zyrtar i lartë në Yahoo, raporton Koha.net. 

Rossiter nuk ka pranuar të tregojë se për cilën palë të tretë bëhet fjalë, ndërsa nëse edhe ju që po e lexoni këtë artikull, jeni prekur nga ky sulm, ju do të pranoni një email (në emailin alternativ të ruajtur në profilin tuaj në Yahoo) ose një porosi me tekst në telefon, nëse e keni ruajtur numrin tuaj të telefonit në profil. 

Yahoo ka thënë se është duke punuar me organet e rendit për t’i gjetur kryesit e këtij sulmi.

No comments :

Post a Comment