Kenan Imirzalioglu, ylli i serisë 'Ezel', është akuzuar se ka siguruar vendin për magazinimin dhe konsumimin e drogës, respektivisht ai ka siguruar drogën të cilën e ka konsumuar së bashku me kolegët e tij në shtëpinë e tij. Ai tani rrezikon të dënohet nga 6 deri në 17 vite burg.
Ai akuzohet për konsumim, posedim dhe tregti me drogë, së bashku edhe me 31 persona të tjerë. Gjykata në Stamboll ka konfirmuar aktakuzat kundër 53 personave për vepër penale të tregtisë dhe konsumimit të drogës. Në këtë grup gjenden edhe shumë yje tjerë turk, në mesin e tyre edhe Riza Kocaolgu, i cili gjithashtu ka luajtur në serinë "Ezel".
Kenanin e kishin përgjuar një kohë të gjatë, ndërsa është konstatuar se ai drogën e ka porositur me shifrat CD, qumësht dhe bukë e bardhë. Aktori është mbrojtur duke thënë se në jetën e tij vetëm njëherë e ka provuar drogën, më saktësisht marihuanën, dhe atë shumë vite më parë.
Gjatë aksionit të policisë, ai kishte deklaruar se nga dileri kishte blerë kajsi dhe kikiriki. Gjykimi ndaj tyre fillon së shpejti dhe gjërat nuk janë aspak mirë për aktorin e popullarizuar.
Burimi: Zëri
No comments :
Post a Comment