Dy motra binjake që u adoptuan dhe u ndanë që në lindje, janë ribashkuar duke iu falënderuar një videoje të postuar në YouTube.
Të rritura në kontinente të ndryshme, as Samantha e as Anais, që të dyja 27-vjeçe, nuk e kanë ditur për njëra-tjetrën se ekzistojnë deri në vitin e kaluar.
Anais, studente franceze e dizajnit të modës që jeton në Londër, u mahnit kur miqtë e saj gjetën një video të Samanthas në YouTube dhe ia dërguan asaj për ta parë, transmeton Koha.net.
E tronditur nga dukja identike, ajo bëri pak kërkim online dhe zbuloi se kanë lindur në të njëjtin vend dhe ndanin datëlindjen e njëjtë.
“Më 21 shkurt, 2013, pranova një porosi në Twitter e cila do t’ma ndryshonte jetën”, sqaron Samantha.
“Më erdhi porosia se një e panjohur, me emrin Anais, më kishte dërguar kërkesën për miqësi në Facebook. Në fillim, e pash fytyrën time në një profil tjetër. E më pas, pas disa klikimeve dhe porosive personale nga Anais, e kuptova se po hyja në një udhëtim nëpër të cilin askush më parë nuk ka kaluar”, tregon Samantha.
Pas disa muhabeteve në Skype, binjaket e ndara u takuan majin e vitit 2013 dhe nga ajo kohë janë pothuajse gjithmonë së bashku. Ato aktualisht janë duke mbledhur fonde për të nisur një projekt filmik i cili do të tregonte tregimin e tyre të mrekullueshëm.
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment