facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 February 2014

Google kishte ofruar 10 miliardë dollarë për blerjen e WhatsApp

Përderisa WhatsApp ka arritur marrëveshje me Facebook për shitjen e biznesit të saj për 19 miliardë dollarë, merret vesh se rrjeti social nuk ishte ofertuesi i parë për shërbimin e famshëm të mesazheve.

Sipas Forbes, Google ishte kompania e parë e cila i bëri ofertë në vlerë prej 10 miliardë dollarësh për blerjen e WhatsApp.

Mirëpo, edhe pse nuk dihet koha kur Google e ka bërë këtë ofertë, thuhet se njëra ndër arsyet kryesore pse kjo ofertë është refuzuar nga WhatsApp ishte refuzimi i Google për një anëtar të bordit nga radhët e aplikacionit mobil.

Raportet sugjerojnë se WhatsApp e ka refuzuar ofertën e Google para 6 muajsh, dhe pjesë e marrëveshjes ishte që Google të informohej nëse WhatsApp do të pranonte ndonjë ofertë nga një kompani tjetër. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment