Rikthehet Big Brother nga e premtja mbrëma në edicionin e tij të shtatë. 18 banorë do të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar për të jetuar një aventurë, që sic koha e ka treguar u ka ndryshuar jetën shumë prej atyre që kanë qenë pjesë e saj.
Njerëz të panjohur, pjesë të shoqërisë, vetë publikut që i vëzhgon, të vendosur përballë kamerave, në këtë rast si protagonistë. Konkurentët këtë vit, do të jenë nga mosha 20-35 vjec. Studentë, të punësuar dhe jo, nga shumë qytete të Shqipërisë. Dominojnë ata që jetojnë në vend, por edhe dikush që jeton jashtë. Karaktere të ndryshme, të cilët përgjatë 100 ditëve do të jetojnë e do të garojnë brenda mureve të shtëpisë. Nuk do të ketë paqe për ta cdo ditë të qëndrimit në shtëpi, kjo duke iu referuar sfidave të vazhdueshme, përballe të cilave Big Brother do t’i vendosë në vazhdimësi. Forcë për t’u rezistuar vështirësive, strategji, lidhje miqësish, ndoshta dashurish, përpjekje për të rezistuar e për të fituar.
“Vetë teleshikuesi duke ndjekur emisione të kësaj natyre gjejnë zgjidhje pak a shumë edhe për situatat e tyre të ndërlikuara sepse jeta jashtë Big Brother është po e kësaj natyre, me burime të pamjaftueshme për secilin prej nesh. Duke parë zgjidhjet modelet për të reaguar dhe pasqyruar këtë realitet secili prej nesh gjen zgjidhjen më të pranueshme dhe të përshtatëshme për problemet tonë.
Fakti që në shumë raste teleshikuesit identifikohen me fituesit e atij që ia del mbanë, i bën njerëzit më të sigurtë në vetvete, teleshikuesit mobilizohen dhe i besojnë më shumë vetes së tyre”, thotë psikologu Edmond Dragoti. Dhe në fakt, njerëz që ia kanë dalë mbanë për të realizuar ëndërrat e tyre ka pasur shumë. Mes tyre, Arjoni dhe Bjordi.
Arjon Muça, ish-banor i BB2: Ndryshon jeta, të paktën për mua ka ndryshuar. Ato gjëra të përditëshme që kanë qenë më të vështira si një audicion për vend pune, radha në postë sot janë më të thjeshta se njerëzit të njohin përmes ekranit, të respektojnë. Ka shumë avantazhe.Por duhe të dish ta manaxhosh Big-un.
Bjordi, ish-banor i BB2: Sot merrem me pasionin tim kryesor që është realizimi i videoklipeve, skenare, regjinë. Big Brother më ka ndihmuar shumë, më ka hapur dyert në këtë ambient, njerëzit më njohin, më ka ndihmuar të jem konfident me kameran, me publikun, fantazinë.
Arjoni: Nëse do të kthehesha pas, do të ishte një nga ato përvojat që do të luftoja ta bëja përsëri sepse falë tij, falë Big-ut më janë dhënë mundësitë që sot të jem në ekran, të bëj atë që kam pasion, të mundohem të bëj prezantuesin.
Cilët do të jenë banorët? Sa do të përshtaten me njëri -tjetrin? Cilat do të jenë strategjitë e qëndrimit gjatë dhe të fitores? Aventura e re nga dita e premte, ora 21.00 në Top Channel, me spektaklin e prezantuar nga Arbana Osmani. Përmbledhja ditore nga e hëna në të premten ora 16.30, të dielën në orën 10.00. Së shpejti “Fans Club” cdo të shtunë, ora 17.40 dhe për të gjithë ata që nuk duan të humbin asgjë: live 24 orë në 24 në dy kanalet e dedikuar në Digitalb.
No comments :
Post a Comment