Gwen Stefani, në këtë fotografi, duket krejtësisht e panjohshme. 44-vjeçja, që tashmë është super-yll, ka ndarë një fotografi të vjetër në faqen e saj në Twitter, ku përcillet nga miliona fansa.
“Unë, trashaluqja, më 1983. Duke i marrë autograf Stingut në prapaskenë”, ka shkruar ajo nën fotografinë e postuar në Twitter, transmeton Koha.net.
Në këtë fotografi të vjetër, Gwen shihet pranë këngëtarit Sting, i cili shihet i hipur në një motoçikletë, ndërsa Gwen – e veshur në pantallona të shkurtër e pashije, një xhemper të verdhë dhe me sandale të bardha.
Duke mos e ditur suksesin e saj të së ardhmes, ajo është ndjerë e ngazëllyer që e ka pasur rastin ta ketë pranë të famshmin Sting, madje edhe t’i merr një autograf. Por, ja që tani fama e saj nuk njeh kufi dhe shpesh gjendet edhe vet në pozitën e Sting-ut.
No comments :
Post a Comment