Google ka lajmëruar se do të fillojë të mbajë Konferencën Ara Developers gjatë prillit. Seritë prej tri konferencave do t’iu tregojnë zhvilluesve se çfarë do të jenë ata në gjendje të bëjnë me projektin e telefonit modular të kompanisë.
Kjo është fjala e parë për të ardhmen e Projektit Ara pasi Google lajmëroi për planet që ta shes Motorola-n në vlerë prej 2.91 miliardë dollarë tek Lenovo gjatë janarit. Phonebloks, që është një komunitet i mbështetësve të smartfonëve modularë që punojnë me Google, kanë vendosur një video për të treguar përditësimet më të fundit për projektin.
Konferenca e parë do të mbahet online me një transmetim të drejtpërdrejtë në ueb dhe një formë interaktive për pyetje dhe përgjigje. Një numër i kufizuar i njerëzve do të jenë në gjendje që të marrin pjesë fizikisht në Muzeun Historik të Kompjuterëve në Mountain View të Kalifornisë.
Sipas uebfaqes së projektit, konferenca do të përqendrohet në lëshimin alfa të platformës Ara Module Developers, që do t’iu ofrojë zhvilluesve të gjitha informacionet e nevojshme për ta bërë një “modul Ara”. Përveç kësaj, Google do të flas për veçoritë ekzistuese dhe të planifikuara për platformën e Ara-s dhe do të zbulojë sfidat shpërblyese për zhvilluesit e moduleve.
Google ka lajmëruar që do ta mbajë grupin e Projekteve dhe Teknologjisë së Avancuar, nga ku vjen Ara dhe ta përshpejtojë projektin. Ajo se çfarë domethënë kjo në të vërtet është që prodhimi i telefonëve të cilët mund të rregullohen nga njerëzit me pjesë individuale është një prioritet për Google – sikur Glas në fazat e hershme, ishte e vështirë të tregohej nëse Projekti Ara do të ishte harduer që vetëm është reklamuar, por që s’është në shitje, por kjo seri e konferencave për zhvillues duket që të paktën të sjell ekzistencën e smartfonëve modularë më afër realitetit. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment