Aktorja Katie Holmes e pranon hapur se kohët kanë ndryshuar shumë që nga fëmijëria e saj dhe koha e kaluar në vendin e saj të lindjes, Toledo.
Tanimë ajo jeton në Nju Jork me vajzën gjashtë vjeçare Suri, pas ndarjes nga partneri Tom Cruise.
Në një inetrvistë për “Elle UK” ajo thotë se pavarsisht se koha kalon dhe gjërat ndryshojnë, principet themelore të të qenit prindër mbeten të njëjtat.
“Fëmijët janë të ekspzouar ndaj shumë e më shumë gjërave në ditët e stome. Oh zot kjo është shumë më ndryshe nga mënyra se si jam rritur unë”, thotë Holmes.
Ajo thekson rëndësinë që duhet ti kushtohet fëmijës që ai ta ndjejë se prindi e do dhe rëndësinë që fëmija të ndihet mirë me veten.
“Mamaja ime më thoshte “asnjë nuk të do si mamaja jote”, thekson Katie. Aktorja thotë se mëmësia e ka bërë atë akoma të ketë një respekt akoma më të madh për femrat.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment