Kapiteni Kevin Oprey qëndron para anijes së madhe “Queen Mary 2” gjatë një udhëtimi përreth botës në dhjetë vjetorin e saj.
Dy pjesëtarë të sigurisë qëndruan në gjendje gatishmërie gjatë fotografisë së shkrepur në Bali, Indonezi, por kapiteni 61-vjeç qëndroi sypatrembur në harkun bulbor të anijes gjatë gjithë kohës.
“Gjithmonë kam bërë fotografi që kapin imagjinatën e publikut”, ka thënë fotografi James Morgan.
“Në fillim të gjithë menduan se po bëja shaka kur u thash se dëshiroj ta bëjë këtë fotografi, gjë e cila më shtyri edhe më shumë që vërtetë ta realizoja.
Në fotografi shohim këtë njeri të vogël dhe një krijesë gjigante prapa tij. Ai është njeri i mrekullueshëm marrë për bazë kontrollimin që ai i bën këtij gjiganti çdo ditë”, ka thënë fotografi Morgan.
Ai thotë se është një prej fotografi më epike që ka bërë në jetën e tij.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment