Vetëm një e gjashta e popullatës së anketuar në Shtetet e Bashkuara ia dolën ta gjejnë Ukrainën në hartë.
Gjatë anketës me 2066 persona, disa e kërkonin Ukrainën brenda SHBA-ve apo në Azi. Madje, 77 persona me fakultet nuk e dinin se ku është Ukraina.
Të rinjtë ishin më të informuar se më të vjetrit, ndërsa meshkujt më shumë se femrat.
Hulumtimi tregoi se ata që e kërkonin Ukrainën larg vendndodhjes reale, më shumë donin që SHBA-të të intervenojnë.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment