facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 September 2014

Fuffr zgjeron zonën e prekjes së telefonit tuaj

Keni probleme me ekranin e vogël të telefonit tuaj inteligjent? Tashmë ka një zgjidhje, të cilën jua mundëson kasa e telefonit Fuffr. Fuffr përdor një teknologji, e cila e kthen ambientin përreth telefonit tuaj në një zone “prekjeje”, e cila bën të mundur komandimin e telefonit tuaj në distancë të vogël.

Kapja e lëvizjeve që kryhen në zonën përreth i përcillet telefonit nëpërmjet shërbimit Bluetooth. Prototipi i kësaj kase do të sillte shumë ndryshime në mënyrën se si luhen lojërat në telefonat inteligjentë si iPhone apo Samsung Galaxy.


Nuk bëhet akoma e ditur se kur do të hidhet në treg kjo kasë apo sa do të kushtojë, por kompania po shpërndan prototipe të kësaj kase nëpër programues të ndryshëm për të marrë mendime rreth produktit.


 (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment