facebookgoogle plusrss feedmesazh
Showing posts with label femijet. Show all posts
Showing posts with label femijet. Show all posts

10 February 2019

Kjo është për të gjitha mamatë që u bërtasin fëmijëve!

Ditët e sotme procesi i prindërimit ka marrë një tjetër dimension…

Sot në edukimin e një fëmije jo vetëm që shuplakat apo të tjera forma ndëshkimi janë të pakonceptueshme, por madje edhe t’i bërtasësh fëmijës konsiderohet e dëmshme. Artikuj të shumtë dedikuar prindërve u tregojnë si të përgatiten dhe vetëmësohen për të mos bërtitur fare, a thua se është kaq e lehtë. Ky presion i shtyn prindërit të ndihen fajtorë dhe thuajse të përbindshëm që nuk ndalojnë dot së u bërtituri fëmijëve.

05 January 2019

Studimi: Fëmijët që flenë me prindërit janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur

Një studim i kryer nga dy universitete prestigjioze ka konfirmuar se fëmijët që flenë me prindërit kanë një gjendje psikologjike dhe shëndetësore shumë më të mirë se ata që flenë menjëherë në dhomën e tyre të gjumit.

17 November 2017

Letër që të then zemrën: Gruaja - Burrit

Burri im i dashur,
Nuk mendoj se është mjaftueshëm, por të falenderoj.

Faleminderit për ardhjet në shtëpi çdo ditë nga ditët e gjata të punës në zyrë dhe duke më lënë mua në përçartje dhe në stres. Ti nuk ke nevojë të dish se si vajza jonë më e madhe nuk arrin të bëhet gati në mëngjes sepse fustani i saj i preferuar nuk është i larë dhe se është dashur të kaloj orë të tëra duke kërkuar për ndonjë gjësend të vajzës së dytë sepse nuk e zë gjumi pa atë.

04 January 2014

Përkëdheljet stimulojnë ngopjen dhe vetëkontrollin e fëmijës

Një studim i Universitetit Ohio vlerëson se përkëdheljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijës.
Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve te i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.

14 November 2013

Mos vendosni teknologji në dhomat që flini

Hulumtimet e bëra tregojnë se fëmijët që kanë televizor, lojëra me tastierë, telefona mobilë në dhomën e gjumit, vuajnë nga ankthi dhe kanë rezultate të dobëta në shkollë për shkak të pagjumësisë.Studimet kanë gjetur se duke pasur pajisje të tilla në dhomë bën që fëmijët ta shohin dhomën gjumit si vend të argëtimit dhe jo vend të qetësisë dhe pushimit.

13 November 2013

Video-lojërat dhe celularët rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Video-lojërat dhe celularët rrezikojnë shëndetin e fëmijëve Fëmijët do të kenë probleme me kurrizin dhe qafën në të ardhmen si pasojë e përdorimit të tepërt të video-lojërave dhe celularëve. Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, ¾ e fëmijëve të shkollave fillore janë ankuar për dhimbje qafe dhe kurrizi vitin e kaluar.

05 November 2013

Çfarë shikojnë fëmijët në ëndërr?

Në një hulumtim të kryer në Universitetin Virginia, u zbulua se kafshët janë paraqitur më shumë në ëndrrat e fëmijëve në krahasim me ëndrrat e te rriturve. Fëmijët përdorin kafshët për të simbolizuar dëshirat e tyre dhe frikën.

03 November 2013

5 simptomat e fëmijëve të varur ndaj tabletëve

Një pjesë e mirë e njerëzve që disponojnë tablet humbasin aty për disa orë, argëtohen dhe duket sikur bien në qetësi, por ekziston rreziku që kjo kategori përdoruesish të krijojë varësi ndaj këtyre pajisjeve sidomos fëmijët 3 vjeçarë.

Për këtë arsye dy psikologë anglezë kanë krijuar një listë me 5 shenja paralajmëruese për të ndihmuar prindërit të identifikojnë këtë problem tek fëmijët.