Personi i rritur mesatar “prodhon” shtatë buzëqeshje në ditë, ndërsa të paktën një është e rreme, zbulon hulumtimi më i ri. Madje edhe personat më të gëzuar gjatë ditës qeshin gjithsej 11 herë, ndërsa ata me humor të keq vetëm një herë.
Pavarësisht asaj që njerëzit në fakt buzëqeshin me zor, pëlqejnë shumë të marrin buzëqeshje nga të tjerët. Një e katërta e personave të anketuar nga të gjitha buzëqeshjet, preferojnë ato të partnerit ose partneres, ndërsa një e pesta buzëqeshjet e fëmijëve ose të anëtarëve të tjerë të familjes.
Hulumtimi, të cilin e ka kryer kompania për prodhimin e pastës për dhëmbë BlanX, tregon që edhe një nga pesë të testuar ka probleme me buzëqeshjen e papërshtatshme. Më saktë, kanë edhe nevojën të qeshin kur nuk është vendi i papërshtatshëm, si për shembull në prova.
“Në fakt nuk qeshim aq shpesh sa mendojmë, jemi mjaft seriozë. Kujtoni vetëm se me sa njerëz jemi në kontakt gjatë ditës, me të vërtetë do të duhej të qeshnim më shumë. Zbulimi më interesant i këtij hulumtimi është që buzëqeshja e sinqertë e personit të dashur mund të na e zbukurojë ditën”, ka theksuar zëdhënësja e BlanX, Louise Marks.
Ena
ReplyDeleteDuke e ditur qe kjo ben mire per shendetin duhet qe te qeshim me shpesh me shoqerine.