Miriam Cani ka shpjeguar aresyet e largimit nga Dancing With the Stars:
Për të larguar çdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi që po qarkullon në media përsa i përket largimit tim nga Dancing, dua t’ju them:
Fakti që nga produksioni u ndryshua në moment të fundit marrëveshja fillestare që kam patur (ku përfshihen shumë detaje profesionale si në çdo profesion), është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga Dancing.
Nuk ka as edhe një arsye personale. Janë gjëra profesionale që nuk mund të bëhen publike por që për mua janë parimore! Ndryshime kolosale 5 ditë para shfaqjes ma bënë të pamundur të vazhdoja punën. Nuk di t’i jap një emër, ndoshta “keqkuptim”, por shumë i rëndësishëm. Më vjen shumë keq, por nuk shkel dot mbi parimet e mia në punë.
Korrektesa për mua është jo vetëm respekti ndaj tjetrit, por jetike në çdo gjë që bëj. Kam gati dy muaj që punoj, mendoj dhe përgatitem për këtë projekt dhe mua më lëndon më shumë se këdo, por janë gjëra që ndodhin. Gjithsesi ka dhe më keq, ndaj nuk do doja njerëzit ta bënin më temë këtë gjë!! E pranoj së më vjen shumë keq për ata që prisnin të më shihnin live. Gjithsesi unë i uroj shumë suksese produksionit dhe faleminderit të gjithë atyre që janë dashamirës ndaj meje.
Burimi: Lajmifundit
No comments :
Post a Comment