facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 March 2013

Çka shkakton kokëdhimbjen!

Besohet se ngushtimi i enëve të gjakut mund të sjell kokëdhimbjen. Enët e gjakut në kokën tuaj lidhen me nervat e ndjeshmërisë së dhimbjes dhe këto aktivizohen saher që enët e gjakut tkuren, duke i dërguar kështu sinjal trurit. 

Ka disa lloje të dhimbjes së kokës:
  • Cluster
  • Migrena
  • Sinusi 
  • Tensioni
  • Kokëdhimbja mesatare,
  • Kronike
  • E rrallë ose
  • E keqe.
Këtu do të ndalemi në dhimbjet më të shpeshta.. nga të cilat edhe ne vuajmë ndonjëherë. Ato shpesh shkaktohen nga niveli i syve. Mund të përmendim leximin, kur ne lexojmë një kohë të gjatë në dritë të dobët.
Puna në kompjuter mund të sjell një kokëdhimbje të njejtë. Poashtu edhe ndezja e thjeshtë e sinuseve ose alergjitë e ndryshme.

Edhe pse shkaku kryesor nuk është i njohur akoma, besohet se ngushtimi i enëve të gjakut mund të sjell kokëdhimbjen. Enët e gjakut në kokën tuaj lidhen me nervat e ndjeshmërisë së dhimbjes dhe këto aktivizohen saher që enët e gjakut tkuren, duke i dërguar kështu sinjal trurit. Kjo mendohet që është shkaku i dhimbjeve Cluster dhe të tensionit.

Besohet që zgjerimi i enëve të gjakut në kokë është faktor i rëndësishëm në shkaktimin e migrenës. Edhe pse kjo paraqete vetëm një komponentë.

Dhimbejt e tensionit mund të ndodhin edhe nga faktor të tjerë, siç mund të jetë presioni në qafë ose shpatulla.

Dhimbjet dytësore të kokës mund të jenë shkak i sëmundjeve të tjera.
Lista e sëmundjeve që mund të shkaktojnë kokëdhimbje është e gjatë.

Faktorët e mjedisit poashtu mund të shkaktojnë kokëdhimbje, si monooksidi karbonit (nga gazërat e automjeteve), përbërës të ushqimit, si: kafeini, çokollata.

Disponim | Shqip







No comments :

Post a Comment