facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 March 2013

Mbushësi më i vogël në botë

Mbushësi i vogël duket si bombole karburanti ndërsa bateria në të do të ishte e mjaftueshme të telefononi të paktën edhe gjysmë ore. Tani për tani ai mbështet vetëm pajisjet Micro USB dhe
punon edhe në versionin iPhone.

Bateria së shpejti do na zbrazet, dhe mu në këtë çast nuk kemi mbushës afër vetes. Kompania
“Devotec” ka filluar të përpunojë mikro mbushës të cilin do të mund ta mbani si shtojcë në çelësat tuaj.

Bateria e mbushësit mund të qëndrojë edhe një muaj, ndërsa kapaciteti i saj prej 220 mAh mjafton për të biseduar prej 20 deri 30 minuta.

Mbushësi pa problem mund të lidhet me një numër të madh të telefonave, përfshirë këtu edhe
iPhone. E gjitha që duhet të bëni është ta lidhni me celularin tuaj.

Në fushatën e “Kickstarter” për këtë projekt janë grumbulluar gjithsej 38,000 $, ndërsa qëllimi ka qenë 20,000 $. Ata të cilët e kanë financuar projektin do të marrin një mbushës paraprakisht, ndërsa çmimi i tij do të jetë 25 $.

No comments :

Post a Comment