Philips ka lansuar linjën e re të televizorëve të vet të quajtur DesignLine, e cila sjell një prej dizajnimeve më mbresëlënëse që mund të shihen së fundi në këtë treg. Me qëllim të krijimit të një tjetër produkti të cilin do ta duan shfrytëzuesit, në bashkëpunim me TP Vision.
Philips ka krijuar TV-në rreth një “pllake xhami”, pa mbajtës ose kornizë të dukshme, kur televizori është i fikur, ndërsa ekrani shndërrohet në xham të tejdukshëm. Edhe më interesante është që është dizajnuar ashtu që TV mund të jetë edhe vetëm i mbështetur në mur, ndërsa peshë e tij mjafton që të qëndrojë fuqishëm. Natyrisht, blerësit e kujdesshëm mund të investojnë edhe në zgjidhjen për montim në mur.
Sa i përket teknologjisë, ky televizor përveç rezolucionit HD ka edhe Ambilight të Philipsit, pastaj përkrahjen për refresh rate 1400 MHz “Perfect Motion”, teknologjinë 3D, Wi-Fi Miracast, si dhe teledirigjuesin me tastier dhe mi të integruar. DesignLine TV do të ketë diagonale prej 46 dhe 55 inçësh, ndërsa do të jetë në dispozicion në Evropë dhe Rusi në çerekun e dytë të këtij viti.
Technology, newest technology, robotics, information technology, SEO
No comments :
Post a Comment