Kjo metodë është më së miri të përdoret për përgatitje të mishit dhe peshkut. Skara duhet të jetë e nxehur mirë para gatimit. Temperatura pastaj mund të përshtatet me ngritjen apo uljen e llamarinës. Disa lloje të mishrave, si salsiçet ose suxhuku përmbajnë për së tepërmi yndyrë për skarë, por mishi më pak i yndyrshëm si mishi i pulës ka nevojë vetëm për pak vaj. Skara po ashtu është zgjidhje e mirë për përgatitjen e perimeve si domatet, kërpudhat dhe specat.
Bëhet fjalë për metodën e gatimit në rrjetën metalike, në temperaturë më të larë, zakonisht në skarë. Metoda është e shpejtë dhe e shëndetshme dhe shfrytëzon më pak vaj sesa fërgimi dhe ushqimit i jep pamje atraktive. Telat janë idealë për copat e imëta të mishti, si edhe për peshk. Peshku në rrjetë teli është mënyrë tradicionale e përgatitjes së ushqimit në disa vende bregdetare. Peshku, i cili thahet nga lagështia e tepërt, vendoset në rrjetin shumë të nxehur, dhe gjatë pjekjes lyhet me rozmarinë të lagur në vaj ulliri. Kur piqet peshku, vendoset në pjatë derisa është ende i butë dhe i nxehtë dhe në të qitet përzierja e veçantë e vajit të ullirit shtëpiak, uthullës, hudhrës së prerë imët, majdanozit, kripës dhe piperit.
Gatimi në folie
Copa të ushqimit mund të mbështillen në folien e aluminit, dhe pastaj të zihen në mikrovalë ose në avull. Gjatë këtij procesi mbesin të gjitha aromat dhe nutrientët e nevojshëm. Kjo është mënyrë e mirë për të përgatitur peshkun ose mishin me pak yndyrë, i cili në furrë ose skarë mund të thahet.
Gatimi në avull
Për këtë mënyrë gatimi e nevojshme është që ushqimin ta vendosni mbi ujin e nxehur që avullon. Aroma natyrore, ngjyra, forma dhe tekstura, si edhe vitaminat dhe mineralet, në këtë mënyrë mbesin në ushqim, çka gatimin në avull e bën zgjidhje shumë të shëndetshme. Në ujë mund të shtohet edhe qepa e prerë, perimet e prera si selino ose kopri, copëza limoni, erëza të freskëta, ashtu që aromat e tyre përshkojnë ushqimin derisa gatuhet. Edhe pse ushqimi mund të lyhet me mëlmesa para se të vihet në avull, kurrë mos i kriposni perimet, sepse kripa do të tërheq materiet dhe vitaminat ushqyese.
No comments :
Post a Comment