facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 March 2013

Parkingu më i pasigurtë i Shkupit

Situata e muajve të fundit në Maqedoni ka ndikuar dukshëm jo vetëm te siguria e qytetarëve shqipëtarë, por edhe te siguria e përgjithshme në vend. Nga njoftimet e individëve të cilët përditshmërisht i parkojnë automjetet e tyre në qendrat tregtare në shkup, kuptohet që parkingu në qendër të qytetit prapa Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) është parkingu më i pasigutë në qytet. 

Vetëm në javët e fundit janë paraqitur shumë raste të thyerjes së xhamave dhe marjes së mjeteve private nga automjetet: Telefona, çanta të thjeshta, LapTop, madje edhe qese pazari të mbushura me gjëra të pavlefshme.
Mungesa e mjeteve të inçizimit e bën këtë parking edhe më të pasigurtë, dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi për ndodhitë nga ana e menaxhimit të parkingut. Apelohen qytetarët dhe vizitorët që të kenë kujdes, mos lënë në automjet gjëra të vlefshme që duken nga jashtë. Ato duhet ti vendosin në vende të padukshme (bagazh) ose edhe ti marin me vete.


Lajme të zeza rreth parkingut qëndror:

2 comments :

  1. e vertet! Ju lumt per informaten kaq te vlefshme,mua dje me ndodhi,e thyen xhamin edhe ate pasdite nga ora 2..nuk kishin arit ta hapin deren por kishin mar mjete nga xhamiin thyer. Edi

    ReplyDelete
  2. Shpesh ndodhin keshtu incidente gjithmon duhet kujdes e sidomos ne kete periudh tiranie ne Maqedoni. Niti

    ReplyDelete