facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 March 2013

Sa më pak punë të shtëpisë – më shumë kilogramë


Femrat kohën që e kalojnë në punët e shtëpisë gati e kanë përgjysmuar në 50 vitet e fundit dhe ky reduktim i kohës së kaluar në aktivitetet e shtëpisë shndërrohet në reduktim të konsiderueshëm të shpenzimit të energjisë, respektivisht në kilogramë të tepërt, përcjell revista amerikane USA Today rezultatet e hulumtimit, i cili ka nxitur reagime për shkak të konotacioneve diskriminuese.


Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën PloS One, femrat në vitin 1965 mesatarisht kanë shpenzuar 25.7 orë në javë për përgatitje, gatim dhe larje rrobave. Ndërsa deri në vitin 2010 kjo kohë ka rënë në 13.3 orë në javë. Fshirja me fshesë elektrike për shembull shpenzon 238 kalori, ndërsa larja e banjës rreth 200 kalori. Kur kësaj i shtohet edhe më shumë ulje se sa më herët në zyrë ose në shtëpi pranë televizorit kjo mund të çojë deri te shtimi në peshë, thotë udhëheqësi i hulumtimit, Edward Archer, nga Universiteti i Karolinës Jugore në Columbia.

Sigurisht, koha më e shkurtër e kaluar në punët e shtëpisë nuk është ndryshimi i vetëm në 50 vitet e fundit. Mjetet për pastrim janë bërë më moderne, nga fshesat elektrike me të cilat menaxhohet më lehtë, makina për larje të enëve deri te pajisjet elektrike për ushqim.

Derisa në vitin 1965 femrat gjatë javës kanë kaluar mesatarisht tetë orë të ulura para televizorit, në vitin 2010 kanë shpenzuar dyfish më shumë kohë – 16,5 orë. Kjo do të thotë që kohën e kaluar në punët e shtëpisë e kanë zëvendësuar me uljen para televizorit. 

Pavarësisht femrave amerikane, jeta e femrave shqipëtare në këtë aspekt është më e shëndetshme, e sidomos në këtë periudhë të pranverës që do fillojnë pastrimin e shtëpive në mënyrë gjenerale - u dogjën kaloritë.


Burimi: koha.net
House works

No comments :

Post a Comment