facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 March 2013

Shqipëria e Madhe në faqen e parë në librat shqiptarë...


Shqipëria e Madhe në faqen e parë në librat shqiptarë për lëndën e gjeografisë për vitet e katërta, shkruajnë mediumet serbe.


Në hartën janë përshkruar “sipërfaqet shqiptare”, tek të cilat hyjnë Kosova, pjesë të Malit të Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.
Fushat shqiptare në Mal të Zi janë Ulqini, Pllav, Gustinje dhe Rozhaj. Këta fusha (“krahina”), siç thuhet në libër, deri në vitin 1912 kanë qenë “pjesë e tërësisë kompakte gjeopolitike të Shqipërisë” dhe “pas luftërave ballkanike dhe kapitullimit turk janë pushtuar nga Mali i Zi.”
Pjesët shqiptare në Serbi, sipas hartës janë Bujanova dhe Presheva.
Në faqen e 13-të të librit thuhet se në kongresin e Berlinit të vitit 1878 janë “marrë vendime të rrënda në dëm të popullit shqiptar.”
“Ky kongres padrejtësisht i caktoi Serbisë pjesën lindore të Kosovës, ndërsa Malit të Zi Barin, Podgoricën, Plavën dhe Gucin”, shkruan në librin e gjeografisë shqiptare.
Në faqen 197 të librit janë parashtruar pyetjet: “Tregoni zonat shqiptare në hartën e Malit të Zi”, “Kur janë ndarë këta pjesë nga Shqipëria?”, “Cila është e ardhmja e këtyre zonave dhe si mund të përmirësohet gjendja e tyre ekonomike dhe kulturore?”

Albanian, albanian news, news,

No comments :

Post a Comment