facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

CES 2014 (panairi i teknologjisë) thyen rekorde, prezantohen trendet e reja të teknologjisë

Përkundër raportimeve se panairi më i madh i teknologjisë në SHBA, International CES', është në rënie, ngjarja vjetore ka thyer rekordet e saj, thonë organizatorët.
Consumer Electronics Association e cila e organizon panairin në Las Vegas, ka thënë se edicioni i sivjetmë i CES ka qenë shou më i madh në historinë e saj.
Sipas CEA, në panair kanë marrë pjesë më shumë se 3200 ekspozues, dhe në total panairi i ka pasur mbi 2 milionë M2 hapësirë ekspozimi për kompanitë.

Trendet më të mëdha të këtij viti në CES kanë përfshirë teknologji të reja të cilat mund të barten në trup, dhe televizorët me rezolucionin 4K.

Në përgjithësi, këtë vit në CES janë prezantuar pajisje të cilat në mënyrë të përkryer kombinojnë teknologjinë dhe stilin e jetës në forma të cilat janë të përdorshme për përdoruesit final.

Për më shumë, drejtuesit e CES kanë thënë se këtë vit më shumë se 150 mijë njerëz kanë marrë pjesë në CES 2014, dhe se 23 për qind e ekspozuesve kanë qenë jashtë SHBA-ve.

Në mesin e pajisjeve elektronike të cilat janë prezantuar në CES kanë qenë edhe TV-të e lakuar Ultra HD TV, gjenerata të reja të telefonëve të mençur, helikopterët e vegjël transportues të porosive online, robotë, sensorë, “Internet of Everything”, audio në Hi-Res, vetura të lidhura me internet, printerë 3D printers dhe shumëçka tjetër.

Numri i madh i pjesëmarrësve, por edhe i atyre që e kanë përcjell këtë ngjarje e dëshmon ndikimin dhe rëndësinë që e ka pasur ky panair i madh i teknologjisë. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment